për ne

Grupi GEN-I nga grupi epror GEN-I, trgovanje in prodaja električne energije, d.o.o., nëpërmes një numri të madh të shoqërive bija dhe të përfaqësive në Evropën qendrore dhe juglindore. Organizimi i grupit GEN-I është figurë e pasqyruar e modelit afarist “tregti-shitje” dhe i mundëson grupit tejkalimin efikas të rizikëve dhe rritje stabile të afarizmit.

Aktivitetet kryesore të grupit janë tregtia ndërkombëtare me energjinë elektrike si në bursat dhe platformat e shumta të organizuara të energjisë elektrike, ashtu edhe nëpërmes formave të ndryshme të tregtisë bilaterale, të shitjes shfrytëzuesit të fundit të energjisë elektrike, si dhe grumbullimin e energjisë elektrike nga vetë prodhuesit, të lidhur në mënyrë racionale me to.

Strategjia e grupit GEN-I bazohet në shfrytëzimin efikas të përvetësimit të portofolit global e njëkohësisht edhe reagimeve përkatëse dhe në kohë në ndryshimet e ndryshme në të gjitha tregjet elektroenergjetike, ku vepron grupi.

 

Dr. Robert Golob, Kryetari i bordit drejtues të GEN-I: "GEN-I është një grup ndërkombëtar në kuptimin më të mirë të fjalës. Nga njëra anë ne ndërthurim njohuritë rreth tregjeve të energjisë elektrike në mbarë globin, nga ana tjetër ne kemi njohur të shkëlqyera të tregjeve vendore. Bashkojini këto në përzierjen e duhur dhe ajo që krijohet është një histori suksesi. Janë tre faktorë kryesorë që të çojnë te suksesi: një ekip shumë i motivuar dhe i aftë, mbështetje jashtëzakonisht e fortë e teknologjisë së informacionit dhe një model unik menaxhimi i rrezikut. Menaxhimi i rrezikut është ai që ju dallon nga konkurrentët dhe ju ndihmon që t’ia dilni mbanë."

Letërnjoftimi i ndërmarrjes